“Më vjen keq për tifozët“, flet Cikalleshi: Uzuni? Me ekipe të tilla duhet të shënosh edhe me gjysmë rasti

“Mrekullitë ndonjëherë ndodhin“, kështu do të shprehej Edi Reja në konferencën për shtyp ditën e djeshme. Një frazë kjo që edhe pse ndoshta jo e shprehur me zë të lartë, është sjellë në mendjen e çdo tifozi shqiptar. Të gjithë ëndërruam mrekullinë për një moment, por në fund u zgjuam në makthin anglez, të cilët fituan me rezultatin 5-0. Pas takimit lojtarët dhe trajneri kanë folur për “Supersport“.

Cikalleshi: “Është një ndeshje që duhet të bënim më mirë. U munduam të bënim futboll ofensiv dhe të bënim presion lart. Deri diku po ia arrinim në pjesën e parë. Ajo që më vjen keq është një pësojmë gol nga goditjet standarte. Më vjen keq edhe për tifozët e shumtë që ishin në stadium dhe ata nga televizori. Në ndeshej të tilla jo vetëm një rast, por edhe një gjysmë rasti të kesh duhet ta shënosh. Nuk mund të themi gjë për Uzunin, se kush më shumë se ai do e dëshironte të shënonte. Sot vendosi cilësia“.

Reja: “Përqendrimi nuk ka të bëjë aspak. Po flasim për një kundërshtar shumë të fortë që kur niset për sulm mund të të bëjë shumë dëm. Anglia e nisi shumë mirë. Nuk e përballuam si duhet në fillim të ndeshjes. Kur ke përballë një Angli në këtë formë ke shumë pak për të bërë vetëm për ti përmbajtur. Janë më të fortë, edhe fizikisht. Diferencat në formën fizike ishin shumë të mëdha. U përpoqëm të mos pësonim më shumë.

Në pjesën e parë e dominuan tërësisht ndeshjen. Në këto nivele ngarkesa fizike te ne bëhet shumë e vështirë për tu mbajtur. U munduam ti mbanim pak më lart në sulm. Nëse do rikthehesha në fillim të ndeshjes do kërkoja më shumë në aspektin fizik, të mbylleshim më shumë në mbrojtje. Por një Angli e tillë herët a vonë do e shënonte përsëri një gol. Imazhi nuk prishet, sepse këtu në Londër mund të humbësh, sidomos me një Angli si sot në formë të shkëlqyer. Kur ke përballë një skuadër të tillë, është një ekip që mund të mundi çdo kundërshtar. E patëm të vështirë edhe me zëvendësimet, sepse patëm dy dëmtime të detyruara. “.

Hysaj: “Pjesa e parë është për tu harruar komplet. E nisëm keq. Kishim frikë të luanim topin. Këta janë lojtarë që kanë kompetencë dhe luajnë në kampionate të mëdha. Kishim edhe rastin e Uzunit që po ta shënonte gol mund të kishte shkuar ndryshe. Lehtë nuk e kemi marrë aspak ndeshjen. Po të luanim mirë do të kishim raste më shumë dhe mund të kishim marrë rezultat. Ishin të frikshëm, në fushë duhet të futesh me vetëbesim. Kur hyn me frikë pastaj është shumë e vështirë të luash ndaj këtyre lojtarëve“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *