Armando Broja ishte befasia e madhe e sotme. Trajneri Reja vendosi ta dërgojë talentin shqiptar në tribunë, duke humbur kështu përballjen e rëndësishme me Anglinë. Shkak për këtë nuk është një dëmtim i mundshëm, por një zgjedhje personale e trajnerit.
Hamdi Salihi çudit me arsyetimin e dhënë, duke u shprehur për emisionin “Kuqezi” në “Supersport“ se Reja e la në tribunë në respekt të lojtarëve të tjerë që janë stërvitur gjatë gjithë javës. Por nga ana tjetër shton se trajneri e do ta ketë të gatshëm për ndeshjen me Andorrën.
“Broja është mirë për fat dhe do të jetë në dispozicion të skuadrës. Për sot trajneri vendosi ta lërë në tribunë, në respekt të lojtarëve të tjerë, që ishin stërvitur gjatë gjithë javës. E ka lënë pushim për të qenë gati në ndeshjen e radhës me Andorrën”, ka thënë ndër të tjera Hamdi Salihi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/