Nuk lejohet edhe një më shumë! Anglia vazhdon me emrat e mëdha që nuk do jenë me Shqipërinë, Southgate ka gati reagimin

Anglia nuk do të ketë disa lojtarë të rëndësishëm për ndeshjen kundër Shqipërisë. Marcus Rashford, James Ëard Proës, Mason Mount dhe Luke Shaë ishin katër mungesat e para që u raportuan më herët. Këtyre emrave i është bashkuar në ditën e djeshme edhe mesfushori Declan Rise që ka pasur dëmtim dhe nuk mund të luajë kundër Shqipërisë.

Ndërkohë shumë dyshime ka për yllin tjetër të Anglisë, Grealish. Një sërë dëmtimesh këto që duket se po e kushtojnë jo pak trajnerin Southgate për të ndërtuar formacionin e tij. Por duke parë se ndeshja më e vështirë do të jetë ajo me Shqipërinë, pasi në të radhës përballet me San Marinon, tekniku i Anglisë nuk e ka bërë ende një lëvizje.

Mediat angleze raportojnë se nëse do të ketë edhe një dëmtim tjetër në radhët e tre luanëve, atëherë Southgate do të nxitojë për të bërë ftesë emergjente në mënyrë që të shtojë grupin e lojtarëve. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *