Anglia do të luajë përballë Shqipërisë dhe kërkon fitoren me çdo kusht, në mënyrë që të marrë biletën e menjëhershme për mbërritjen në Botëror. Kuqezinjtë do të kërkojnë nga ana tjetër që të lënë gjurmën e tyre në këtë edicion kualifikues pasi u iku nga duart mundësia e fitores ndaj Polonisë.
Por përpara kësaj transferte të vështirë në “Wembley”, duket se fati po i buzëqesh Shqipërisë. Marcus Rashford, James Ëard Proës, Mason Mount dhe Luke Shaë ishin katër mungesat e para që u raportuan më herët. Këtyre emrave i është bashkuar së fundmi dhe mesfushori Declan Rise që ka pasur dëmtim dhe nuk mund të luajë kundër Shqipërisë. Një buzëqeshje e lehtë edhe për Rejën, teksa ky mesfushor ishte më i dalluari te Anglia. /Sport Ekspres/