Humbja me Poloninë ndikoi moralisht, Roshi: Të themi se do të fitojmë ndaj Anglisë? Nuk mund ta themi…

Odise Roshi ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes së Shqipërisë me Anglinë që do të zhvillohet në Wembley. Humbja e fundit që u pësua ndaj Polonisë ka ndikuar shumë edhe në aspektin moral të lojtarëve.

“Të gjithë e dimë se me Anglinë është shumë e vështirë, e dimë kualitetin e tyre. Të themi do fitojmë? Nuk mund ta themi, se gjithmonë kështu kemi thënë. Por do të shkojmë në Wembley për të dhënë maksimumin tonë. Me çfarë note do e vlerësoja këtë Shqipëri? Me notën 8”, tha Roshi. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *