Bëri gabimin trashanik dhe e mbylli ndeshjen 5 minuta para kohe, largohet nga arbitrimi gjyqtari turk

Halis Ozkahyai ishte protagonisti i një gabimi trashanik e rrallë herë të dëgjuar në futbollin profesionist. Gjyqtari kishte detyrën për të ndarë drejtësinë mes Gaziantepit dhe Kasimpasas, e cila në fund përfundoi 5 minuta përpara kohe. Minutat shtesë të akorduara ishin 9 të tilla, por çuditërisht Ozkahyai i dërgoi skuadrat në dhomat e zhveshjes më herët. Nuk kaloi shumë për të kuptuar gafën e bërë dhe merr vendimin për ti kthyer sërish lojtarët në fushë për të vazhduar kohën e mbetur.

Por kjo gabim fatal rëndon shumë mbi shpatullat e tij. Peticioni për të larguar arbitrin turk nga profesioni i tij është mirëpritur edhe nga Federata e Turqisë. Në këto kushte Halis Ozkahyai i ka dhënë lamtumirën rolit të tij si arbitër dhe që tani e tutje nuk do të jetë më në fushë për të vendosur drejtësinë për skuadrat./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *