Përparim Kabo ka analizuar situatën e Partizanit të këtij sezoni dhe vetë mënyrën sesi ka proceduar klubi në vitet e fundit. I ftuar në “Procesi Sportiv”, Kabo është shprehur se Demin e rrethojnë njerëz që nuk kanë marrë vendimet e duhura në ndihmë të skuadrës. “Partizani ka buxhet, por rezultatet nuk e kanë justifikuar investimin.
Mungesa e largpamësisë ka ndikuar shumë. Partizani ka hequr ajkën e parë dhe pastaj blen lojtarë të mëdhenj në emër, por jo në gjendje që të justifikojnë emrin e tyre. Shikoni Amir Rrahmanin që sot luan në krahë të Koulibaly. Iku nga Partizani me 0 lekë. Ku janë këta që japin mend sot afër Demit, si e lanë të ikte? Asani iku se nuk pranuan t’i rrisnin rrogën dhe marrin lojtarë nga kategoritë inferiore në sulm”, tha Kabo. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/