Është risia në listën e Edi Rejës, Muça paralajmëron për talentin e dalë nga Tirana: Ka lindur për ndeshje të mëdha

Ernest Muçi do të jetë risia e Edi Rejës në listën e lojtarëve të Kombëtares shqiptare. Trajneri i kuqezinjve ka ndërruar mendje për talentin e dalë nga akademia e Tiranës dhe e ka thërritur nga ekipi Shpresa. Një futbollist që e njeh mjaft mirë Muçin është ish-shoku i tij i skuadrës, Gentian Muça. Në studion e emisionit “Ora Sport” në “Ora TV”, mbrojtjësi i Tiranës shprehet se Muçi është i lindur për ndeshje të mëdha, duke paralajmëruar surpriza në rast aktivizimi kundër Anglisë apo edhe Andorrës.

“Shpresoj që ai të ketë hapësirë në këtë ndeshje. Në mos këtë, në atë me Andorrën. Ai është i lindur për ndeshje të mëdha. Kështu që di ta shprehi veten shumë mirë. Kur futet në fushën e lojës i mbulon veshët. Është vetëm ai dhe fusha. Po ta shohësh edhe festimin që bën, “vë tapa” te veshët. Domethënë që vëmendja e tij është vetëm te fusha”, ka thënë Gentian Muça./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *