Kampionati femrave / Fundjava rezervon përballje të luftuara

Kampionati Kombëtar i femrave do të zhvillojë këtë fundjavë javën e katërt të tij. Java e katërt fillon me një ndeshje që do të zhvillohet të shtunën dhe katër ndeshjet e tjera do të luhen ditën e diel. Sfida hapëse e kësaj jave do të jetë ajo mes Skënderbeut dhe Lushnjes, me myzeqaret që do të udhëtojnë drejt Korçës. Të dyja skuadrat vijnë nga humbje, respektivisht, Lushnja u mund në shtëpi nga Partizani, teksa Skënderbeu humbi përballë Kinostudios. Ndeshja do të luhet në Korçë duke nisur nga ora 13:00.

Të dielën do të zhvillohen edhe katër ndeshjet e tjera, ku spikat derbi i Shkodrës mes Vllaznisë dhe Atletik Club. Vllaznia vjen nga një pushim një javor këtë javë, me një ndeshje më pak dhe përballë do të ketë Atletik Clubin e vendit të pestë. Sfida do të nisë në ora 14:00 në kompleksin Zmijani në Shkodër.

Në të njëjtën orë, Murlani pret në qytetin verior Kinostudion, në një sfidë mjaft delikate për të dyja skuadrat, që do të kërkojnë të marrin tre pikët. Nga ana tjetër, sërish në ora 14:00, durrsaket e Teutës do të udhëtojnë drejt Kamzës, ku do të luajnë kundër Partizanit që mori një fitore me vlerë në javën e tretë në ndeshjen kundër Lushnjes në “Roza Haxhiu”. Në ora 12:00, Tirana AS do të presë në Kamëz Apoloninë e vendit të parë, ku do të tentojë të bëjë surprizën dhe të marrë tre pikët.

Ndërkaq, skuadra e Tiranës nuk do të zhvillojë ndeshje këtë javë.

Skënderbeu – Lushnja, e shtunë, ora 13:00

Tirana AS – Apolonia, e diel, ora 12:00

Vllaznia  – Atletik Club, e diel, ora 14:00

Murlani – Kinostudio, e diel, ora 14:00

Partizani – Teuta, e diel, ora 14:00

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *