Reja humbet “muskuj“ kundër Anglisë, “pitbulli“ shqiptar do të mungojë në sprintin final të Kombëtares

Kombëtarja shqiptare do të luajë dy ndeshjet e fundit për kualifikueset e Kupës së Botës gjatë mesit të muajit nëntor. Përballjet po afrojnë dhe Reja është duke përpiluar listën me futbollistët që do të ketë në dispozicion.

Trajneri shqiptar do të humbasë “muskuj” në mesfushë kundër Anglisë dhe Andorrës, teksa Amir Abrashi do të mungojë në sprintin final të kuqezinjve. “Pitbulli” shqiptar vuan ende dëmtimin e pësuar, që do e lërë jashtë fushave edhe për duelin me Anglinë dhe Andorrën./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *