Legia e Varshavës ka publikuar formacionin zyrtar sa i përket takimit kundër Napolit. Gjigandët polak kanë vendosur 11-shen e tyre për këtë ndeshje, ku vihet re mungesa e Ernest Muçit. Ky i fundit vazhdon që të qëndrojë në stol dhe nuk e ka marrë ende fanellën e titullarit të padiskutueshëm.
Së bashku me Muçin, në stol qëndron edhe Celhaka. Ndërkohë një lojtar shqiptar e nis si titullar në këtë takim. Bëhet fjalë për Lirim Kastratin, që do të ketë krahun e djathtë të sulmit dhe do të kërkojë që të jetë problem për italianët. /Sport Ekspres/
Tak zagramy z SSC Napoli! ? #LEGNAP #UEL
Centrum Meczowe ?? https://t.co/8ayKYR4Ycy pic.twitter.com/2OCfDWrTEk
— Legia Warszawa ? (@LegiaWarszawa) November 4, 2021