VIDEO/ Bajerni i Mynihut, kjo makineri që shtyp këdo! Në “festivalin” bavarez jep asist edhe… Nojeri

Bajerni i Mynihut është kthyer në një makineri që shtyp këdo që i del përpara. Kampionët e Gjemranisë nuk njohin mëshirë kur shkelin në fushën e lojës dhe këtë e vërtetojnë rezultatet e tyre. Ekipi i Nagelsmanit ka mposhtur sot me shifrat e thella 5-2 Benfikën, duke siguruar kështu kualifikimin në fazën me eliminim direkt në Ligën e Kampionëve.

Në “festivalin” bavarez bëhet protagonist edhe Manuel Nojeri. Portieri i Bajernit të Mynihut ka dhënë një asisit në golin e fundit të skuadrës së tij, që u mban firmën e Robert Levandovskit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *