Hyri në “listën e zezë” të Murinjos, bardhezinjtë shqyrtojnë mundësinë për të marrë Kumbullën në janar

Ardhja e Murinjos në krye të pankinës së Romës u prit me entuziasëm nga Marash Kumbulla, por marrëdhënia mes tyre nuk funksionoi kurrë. Mbrojtësi shqiptar nuk fitoi besimin e “special one”, që nuk e pati në planet e tij për asnjë moment. Humbja turpëruese 6-1 kundër Bodo/Glimt-it e futi përfundimisht në “listën e zezë” të portugezit talentin e Kombëtares kuqezi, që tashmë i ka të mbyllura dyert e fushës së blertë te Roma.

Kjo situata ka ngjallur vëmendjen e klubeve të tjera italiane. Në Itali nxjerrin në dritë emrin e Udinezes, e cila po shqyrton mundësitë për të veshur bardhezi Marash Kumbullën. Sigurisht që me cilësitë që ka, vendi i titullarit nuk do të përbënte problem për të, por kalimi nga një ekip si Roma drejt Udinezes ndoshta mund të konsiderohej një hap pas në karrierën e mbrojtësit shqiptar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *