Nuk flitet për Kristiano Ronaldon, Solskjaer mbetet i çuditur nga lojtari në stërvitje: Kam 3 vite këtu, por hera e parë që ndodhte

Manchester United u rikthye te fitorja pasi mundi Totenham në shifrat 0-3. Në këtë përballje ka arritur që të realizojë edhe Edinson Kavani. Ky i fundit kishte çuditur trajnerin Solskjaer gjatë stërvitjes, megjithëse tek shokët e ekipit mungonte grinta pas humbjes turpëruese me shifrat 0-5 ndaj Liverpulit.

“Kam qenë këtu për gati tre vjet dhe të martën në stërvitje pashë nga Edinson Cavani impenjimin më të mirë që një lojtar ka bërë ndonjëherë gjatë stërvitjes në Manchester United që kur isha trajner”, tha Solskjaer pas përfundimit të ndeshjes. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *