Xhakomo Vrioni po kalon një moment shumë të mirë me Tirolin në Austri. Sulmuesi shqiptar ka realizuar me kokë kundër Austrisë së Vienës, ndërsa rezultati u mbyll në barazimin 1-1. Vrioni tentoi që të realizonte edhe një gol spektakolar si Kristiano Ronaldo, lojtarin me të cilin ka punuar te Juventusi, por nuk ia arriti pasi tentativa me finte u bllokua nga mbrojtësi kundërshtar.
Me këtë gol të shënuar, Vrioni shkon në kuotën e 5 realizime në 9 ndeshje që ka zhvilluar. Ky huazim erdhi nga Juventusi në Austri për sulmuesin shqiptar, teksa katër ndeshje në këtë nisje të sezonit i humbi për shkakun e dëmtimit. /Sport Ekspres/