Në ditën e sotme do të kemi tre ndeshje të Serisë A që do të nisin në orën 15:00. Fiorentina do të presë në shtëpi Spezian, ku edhe këtë herë Rei Manaj e nis nga stoli. Sulmuesi erdhi me shumë bujë nga Barcelona në Serinë B, por nuk po luan ende nga minuta e parë. Ndërkohë në përballjen mes Sasuolos dhe Empolit janë ulur në stol të tre futbollistët e Shqipërisë.
Ardian Ismajli, Nedim Bajrami dhe Asllani do të presin momentin e tyre për t’u aktivizuar ndaj Sasuolos. Sigurisht që kjo situatë rëndon më pak te Asllani pasi po i merr hapësirat në këtë sezon në ekipin e parë dhe ka më shumë kohë në dispozicion, për të pranuar edhe qëndrimin në stol. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/