Xhakomo Vrioni vazhdon të shënojë në Austri, hap rrugën e përmbysjes për skuadrën e ti

Xhakomo Vrioni po vijon formën e tij të mirë që zotëronte përpara dëmtimit. Sulmuesi shqiptar është kthyer sërish në fushë dhe menjëherë po e bën prezencën e tij të ndihet. Talenti kuqezi shënon sërish me fanellën e Tirolit, këtë herë jo në kampionat por në Kupë.

Skuadra e tij ishte duke humbur me shifrat 2-0, por pak minuta pasi nis pjesa e dytë, Vrioni kthen shpresat për shokët e tij të skaudrës. Sulmuesi shqiptar hyn në zonë nga e majta, ndërsa në qendër e priste Zabitcer. Por 23-vjeçari zgjedh të mos shërbejë dhe godet portën duke ngushtuar diferencat në rezultat. Ndeshja është e vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Austrisë dhe Tiroli ka ende mundësinë të kthejë shifrat në favor të vetë e të synojë kualifikimin kundër Lask Linc./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *