Talenti i Shqipërisë që luajti dje ndaj Interit, 19-vjeçari pritet të shkëlqejë në Serinë A

Është momenti i Kristjan Asllanit! Mesfushori 19-vjeçar është pjesë e Empolit dhe shihet me një të ardhme të madhe. Në Itali janë të sigurt se Asllani është “xhevahiri i ri” i kësaj skuadre. Tashmë ka nisur edhe përshtatja e tij për t’u futur në ekipin e parë, teksa ka pasur disa minuta për të edhe ndaj Interit.

Asllani do të aktivizohej në minutën e 68 dhe për “Calciomercato” meriton notën 6, megjithëse nuk kishte kohën e mjaftueshme për të treguar vlerat që zotëron. Fatmirësisht 19-vjeçari është pjesë e moshave të Shqipërisë dhe në elitën e futbollit italian do të kemi një tjetër përfaqësues kuqezi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *