“E pafalshme”! Martini i zhgënjyer nga humbja: Goli i Tiranës na nervozoi, kemi pësuar më shumë se gjysmën e kampionatit të vjetshëm

Teuta-Tirana nuk zhgënjen tifozët. Supersfida e javës së 5-të të “Abissnet Superiores” ka dhuruar emocione të veçanta mbrëmjen e sotme. Bardheblutë kanë fituar me rezultatin 2-3 dhe marrin kreun e renditjes pas një ndeshjeje që dhuroi spektakël që në sekondat e para e deri në ato të fundit. Pas përfundimit të takimit, protagonistët kanë dhënë intervistat e tyre për emisionin “Gol pas goli” në “Supersport”.

Martini (Teuta): “Nuk është nënvlerësim. Është e dyta ndeshje që pësojmë gola. Aq gola sa kemi marrë këto ndeshjet e para nuk i kemi marrë në gjysmën e kampionatit të shkuar. Shënojmë, por pësojmë gola. Sot i kemi falur tre gola. Edhe Tirana ka luajtur mirë, por ndeshjen e humbëm prej gabimeve tona. Komplimenta Tiranës. Kemi pësuar 5 gola, kjo është e pafalshme. Kemi treguar që pas këtyre ndeshjeve kemi ditur të reagojmë, kemi ditur të çohemi në këmbë. Kur e pashë golin, ishte e pafalshme. Këmi humbur shumë topa. Nuk është në tipin e lojës tonë që të humbim topin. Kjo më shqetëson dhe duhet ta rregullojmë. U dënuam shumë shpejt. Ai gol na befasoi, na nervozoi. Shpejtuam lojën dhe bëmë gabime. Ishte një ditë e keqe që duhet ta harrojmë shpejt. E kemi diskutuar gjatë gjithë javës, nuk kishte vend për diskutim”.

Shehi (Tirana): “Për situatën që ne kaluam ishim koshientë për lojtarët që do kishim në dispozicion. Kemi punuar që nga e hëna. Edhe në Kupë kemi luajtur me këtë vendosje. Ishim në situatë alarmante. Edhe ndeshje të tjera kemi dalë para portës dhe kjo është e rëndësishme. Sigurisht që do ndryshojmë nga java në javë, edhe në bazë të kundërshtarëve. Toli kishte një detyrë sot për ti shkuar një kundra një Kallakut, sepse është një lojtar i rrezikshëm. Jam i kënaqur nga Totre dhe Toli, sepse kishin detyra specifike.

Deklarata e Martinit para ndeshjes? Situatën tonë të gjithë e dinë. Po ta shihje sot mezi kemi rekuperuar Hoxhallarin për ta pasur sot. E thashë edhe dje, jam trajner dhe jo doktor. Por konsultohem me doktorët. Futbollistët e kalojnë pak më shpejt Kovidin. I patë lojtarët në çfarë gjendje ishin. Ne do merrnim masat për të luajtur pa rrezikuar lojtarët me Kovid. Ndeshjet e forta i kam shumë qejf. Vetëm duke i shijuar dhe pa u futur në presion mund ti fitojmë. Në derbi nuk ka asnjëherë favorit. Për derbin të gjithë mendojnë. Është speciale dhe lojtarët duhet ta shijojnë”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *