Kristiano Ronaldo është i njohur për dashurinë që ka ndaj makinave luksoze. Ylli portugez ka marrë së fundmi një “bishë” të re, “Bugatti Centodieci”. Kjo e fundit ka kushtuar për një shifër të frikshme, 9.5 milionë euro.
Makina në fjalë arrin 100 km/orë në vetëm 2.4 sekonda dhe 200 km/orë në 6.1 sekonda. Shpejtësia maksimale e kësaj makine është 380 km/orë, ndërsa ka vetëm 10 kopje të saj në gjithë botën. /Sport Ekspres/