VIDEO/ “Mos e lini Kumbullën dhe dy të tjerët të lëvizin me topin”, zbulohen fjalët e trajnerit të Polonisë para Shqipërisë: Jemi më të fortë se ata djemtë

Polonia ka arritur që të fitojë ndaj Shqipërisë në shifrat 1-0 në “Air Albania”. Së fundmi janë zbuluar edhe fjalët e trajnerit të Polonisë, Sousa, para takimit me kuqezinjtë. Nëpërmjet një video tregohet skema e tij për mënyrën sesi i kërkonte lojtarëve që të silleshin në fushën e lojës, teksa kërkonte presionin te mbrojtësit tanë.

“Do të ketë shumë ndërhyrje, ndeshja kërkon shumë intesitet, përqendrim, mesfushorët tanë duhet të kontrollojnë mesfushorët e tyre, veçanërisht në thellësi, lëvizjet e tyre në zonë. Të kemi komunikim të mirë dhe bashkëveprues me njëri-tjetrin. Të kemi komunikim të mirë, bashkëveprues me njëri-tjetrin. Të kontrollojmë lëvizjet nga pas shpine, duhet t’i ndjekim.

Mos lejoni lojtarët kyç të tyre të luajnë me top që do të thotë, të mesit (Kumbulla) dhe dy qendrat anësore të mbrojtjes të luajnë me topin (Ismaili-Veseli), janë ato që mbajnë për sipër shumë gjëra. Kemi shansin këtu në zonë që të hedhim topin tek zona e tyre, t’i nxjerrim sulmuesat tonë në situatë dy kundër dy. Intesitet djema, hidheni topin në zonën e tyre. Mos harroni, jemi më të forta se ata djemtë”, tha Sousa. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *