“ Nuk e kuptoj si mban numrin 10 ai lojtar”, Stefa habitet me Manajn: Më duket absurd te Shqipëria

Shanset për një vend në “play off” thuajse janë zeruar dhe tani vjen koha për të gjykuar gabimet. I ftuar në studion e emisionit “Skaner” në “MCN TV”, Gjergji Stefa nuk pajtohet me vendimin për të lënë në stol një lojtar si Broja. Në anën tjetër gazetari shqiptar tregon çudinë e tij me Manajn, për të cilin mendon se nuk e meriton numrin 10 që mban në shpinë.

“Si kemi arritur ne deri këtu? Kemi marrë pikët e plota me San Marinon dhe fituam me Andorrën. Kemi fituar me Hungarinë falë një super talenti si Armando Broja. Ja gjëja që nuk qëndron, rri në stol super talenti i vetëm që ka Shqipëria, kur në fushë nuk ka asnjë talent. Rei Manaj më duket absurd te Shqipëria. Ka shumë ndeshje me Kombëtaren, por nuk e kuptoj sesi mund të mbajë numrin 10 ai lojtar. Peshë e rëndë për të”, ka thënë Gjergji Stefa./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *