Përpos tifozëve shqiptarë në stadium do të ketë edhe nga ata polakë, që kanë udhëtuar drejt Tiranës për të mbështetur Kombëtaren e tyre. Në një lidhje me “Procesi Sportv”, gazetari Endi Tufa zbulon edhe një detaj interesant, teksa një grupim në gjendje të dehur i tifozëve polakë kanë tentuar të hyjnë në stadium për të parë stërvitjen e përfaqësuueses së tyre. Gjë e cila nuk është lejuar nga forcat e sigurisë në stadiumin “Air Albania”.
“Sa i përket kampit polak, rreth orës 18:00 ata kanë zhvilluar seancën stërvitore këtu në “Air Albania”, ku ajo që bënte përshtypje ishte një grup tifozësh polakë, deri diku të dehur. Kanë tentuar të hyjnë për të parë gjatë 15 minutëshit që është i lejuar për kamerat dhe gazetarët, por nuk ka qenë e mundur që ata futen.
Kemi kontaktuar që nga dita e djeshme me Federatën Polake dhe përgjigja ka qenë që Levandovski jashtë Polonisë nuk jep as intervista e nuk takon askënd. Kështu që është lojtari më i kërkuar dhe më i izoluar i Kombëtares polake. Të gjitha shpresat janë te ky lojtar”, ka thënë Endi Tufa./Halit Delibashi-Sport Ekspres/