Trajneri i Polonisë flet para ndeshjes me Shqipërinë: Vlen për gjithçka, Shqipëria është rritur dhe do jetë e balancuar

Trajneri i Polonisë, Sousa, ishte në konferencën për shtyp ku foli para ndeshjes që do të organizohet me Shqipërinë. Tekniku i polakëve është shprehur se kuqezinjtë janë rritur së tepërmi dhe kanë vazhdimësi në paraqitjet e tyre, por fitorja e nesërme nuk duhet të vendoset në diskutim.

“Ne jemi shumë të fokusuar dhe më të fortë, pasi jemi më konsistent. Ekipi ynë nuk fokusohet vetëm te një lojtar, por te e gjitha skuadra. Rëndësi ka mentaliteti i ekipit. Është gjithçka apo asgjë kjo ndeshje? Kjo ndeshje vlen për gjithçka. Nuk kemi shumë sekrete. Shqipëria ka mbajtur të njëjtën formë, e kam thënë edhe më parë se janë ekip i fortë.

Kam luajtur me Rejën përpara, ka shumë eksperiencë. Shqipëria është shumë kompakte, mbrojtja shtyn lart dhe janë shumë të vështirë në kundërsulme. Do të jetë ndeshje e balancuar dhe duhet të jemi po kaq shumë kompakt. Sigurisht që kemi lojtarë kyc në disa pozicione dhe pres fitore të mirë nesër”, tha Sousa. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *