Nuk do të mungojë aq gjatë sa pritej/ Operohet me sukses Berat Gjimshiti, pas 1 jave rifillon stërvitjen

Berat Gjimshiti, ylli i mbrojtjes kuqezi që pësoi një dëmtim në parakrahun e majtë në ndeshjen me Hungarinë, është operuar ditën e sotme në një nga klinikat sportive më të mira të Torinos, në Itali. Stafi mjekësor i Kombëtares ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me stafin mjekësor të Atalantës, dhe bën me dije se operacioni i zhvilluar mëngjesin e sotshëm ka shkuar me shumë sukses dhe lojtari është në gjendje shumë të mirë.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se mbrojtësi kuqezi pas 7-10 ditësh do të rinisë stërvitjen dhe sipas parashikimeve do të jetë i gatshëm për të luajtur ndeshje zyrtare pas 30 ditësh. Federata Shqiptare e Futbollit i uron rikthim sa më të shpejtë në fushën e blertë Beratit dhe beson se shumë shpejt ai do të rikthehet të shkëlqejë përsëri në stadiumet europiane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *