VIDEO/ Impresionuese! Shpjegojnë me detaje çmendurinë që bëri Broja, e mbuluan 4 lojtarë hungarez dhe gjeti këndin e pamundur

Ajo që Armando Broja realizoi ndaj Hungarisë në transfertë nuk mund të përsëritet lehtë. Me siguri që fare pak sulmuesë në gjithë botën mund të realizojnë në të njëjtën mënyrë, teksa Broja tregoi shpejtësinë në driblim dhe njëkohësisht saktësinë e madhe me goditjen drejt portës.

Një video e fundit tregon me detaje gjithë çmendurinë që bëri djaloshi i artë. Jo pak, por katër futbollistë kundërshtarë ndodheshin për t’i zënë hapësirën Armando Brojës. Katër lojtarë të Shqipërisë prisnin një passim në atë moment, ku dy prej tyre ndodheshin në zonë. Por sulmuesi i Southampton zgjodhi një silurë nga distanca dhe nga një kënd që është i pamundur për t’u realizuar. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *