Ermal Tahiri ishte pjesë e panelit të emisionit “Skaner“ në “MCN TV“, ku ka komentuar fitoren e Kombëtares kundër Hungarisë. Ish-futbollisti shqiptar bën thirrje që opinioni sportiv ti lërë mënjanë kritikat dhe jenë të qeshur në momentin që kuqezinjtë arrijntë fitojne, e jo të vërshojmë me pakënaqësi në drejtim të ekipit.
“Në pjesën e dytë me zëvendësimet që bëri Reja, i dha një hov tjetër lojës. Të gjithë lojtarët kanë luajtur në formacion. Bare me Gjasulën e bënë më të mirë ekipin. Ne duhet të mësohemi që kur fiton ekipi kombëtar të jemi të qeshur dhe jo t’i biem ekipit. Ka një fakt, që nuk shënojmë gol. Futet Broja dhe shënon nga çdo anë”, ka thënë Ermal Tahiri./Halit Delibashi-Sport Ekspres/