“Ka një klan në Kombëtare që nuk do Brojën”, Starova i kthehet Kaçajt: Po çfarë janë këto xhelozi

Kombëtarja ka hapur një debat në studion e emisionit “Skaner“ në “MCN TV“, ku Salvator Kaçaj del kundër trajnerit Reja. Sipas tij Broja duhet të jetë në formacion, por hedh hipotezën se ekziston një klan në ekipin kombëtar që nuk e dëshiron talentin kuqezi në formacionin bazë. Një hipotezë kjo që hidhet poshtë menjëherë nga Starova, i cili e sheh këtë thjesht si një xhelozi futbollistike dhe nuk sheh probleme harmonie në brendësi të Kombëtares.

Kaçaj: Çdo ekip, a ka konjuktura brenda ekipit? Po.

Starova: Po përse futemi me kështu kanalesh. Kemi plot gjëra për të diskutuar. Përse më fut në këto kanale, ku e di unë ku do të dalësh ti.

Kaçaj: A ke luajtur ti? Me Partizanin a ke luajtur?

Starova: Harmonia është e rëndësishme, këtu do të dalësh ti?

Kaçaj: Unë kam informacione, që ti i di më mirë se unë po nuk i thua këtu, që këtu ka një klan brenda që nuk e do Brojën brenda 11-shes e që komandon. Unë i kam të faktuara.

Starova: Këto janë xhelozi të futbollit, nuk do flasim për ato ne./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online