I kishim harruar! Flor Riza tregon se çfarë ka eliminuar Shqipëria e Rejës: Golat e pësuar në minutat e fundit dhe…

Shqipëria e Rejës na ka hequr panikun e minutave të fundit dhe tifozët kuqezinjë gati e kanë harruar këtë fakt. Këtë e ka përmendur edhe Flor Riza, që ishte i ftuar në “Ora Sport”, atje ku tregon edhe gjendjen e Kombëtares para përballjes me Poloninë, duke u mbështetur pak te historia.

“Polonia është e ngjashme me ekipin e vitit 1985. Kishte një ekip të mirë, por kishte edhe një sulmues golashënues të Europës si Boniek. Edhe sot, ka një ekip të mirë dhe ka një sulmues si Levandovski. Edhe Shqipëria është në të njëjtat pozita. L.uftonte për Kupën Botës dhe kishte një ekip të mirë por pa eksperiencë. Atëherë ne luanim 15 ndeshje në vit, tani ne shohim vetëm në ditë 15 ndeshje.

Polonia na mundi njëherë. Por përse, përsëri do e bëjë sa herë vjen në Tiranë? Mendoj që i kemi mundësitë për të fituar. Sot kemi një ekip që nuk ka probleme. Një ekip që ka eliminuar golat në minutë të fundit, që nuk ka probleme me grup të limituar për një ndeshje, që nuk ka probleme me limitime për të përballuar ndeshje në seri, që do të thotë dy ndeshje njëra pas tjetrës në pak ditë”, është shprehur Florian Riza./Sport Ekspres/

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *