“Sa keq që Shqipëria nuk doli barazim me Hungarinë”! Ish-kapiteni i Polonisë paralajmëron Sousën: Lojtarët duhet të kenë mendjen e një vras.ësi

Fitorja e dytë e Shqipërisë ndaj Polonisë ka trembur disi edhe vetë polakët. Ish-kapiteni i kësaj Kombëtare, Jacek Bak, është shprehur i keqardhur për faktin se kuqezinjtë fituan në minutat e fundit ndaj Hungarisë. Ajo që kërkohet ishte një barazim që do të rrinte përshtat Polonisë për të shkuar në Botëror. Bak është shprehur se polakët duhet të jenë të përgatitur mirë për “ferrin” e Air Albania.

“Sa keq që Shqipëria nuk barazoi me Hungarinë, ishte vetëm 10 minuta larg. Ky është rezultat shumë i keq që na erdhi nga Budapesti. Por duhet të marrim vështirësinë përsipër dhe të luajmë. Mos mendoni për rivalët tuaj. Nëse ata luajnë fort, ne do të luajmë dy herë më fort. Një futbollist i mirë duhet të ketë mendjen e një vras.ësi, nuk duhet të ketë frikë. Do të jetë derbi dhe shqiptarët do të japin gjithçka nga vetja. Nëse humbasim në Shqipëri, merr fund. Nëse Leëandoëski është si në ndeshjen e parë, nuk duhet t’i kemi frikë”, tha Bak. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *