Ish-futbollisti i Polonisë i jep këshillë Sousës: Lërini të vijnë egërsisht, shqiptarët nuk kanë hequr qafe “kokën e nxehtë”

Ish-futbollisti i Polonisë, Ziober, ka folur para takimit që do të ketë Kombëtarja e tyre në Air Albania. Kjo do të jetë si finale e vërtetë për vendin e dytë që të jep biletën për në “Play Off”. Ziober është shprehur se Shqipëria ka ndryshuar stilin e lojës, por janë ende gjaknxehtë dhe kjo i kushtoi në transfertën e parë, duke u hedhur në aventurë.

“Shqiptarët kanë ndryshuar stilin e lojës, por nuk e kanë hequr qafe “kokën e nxehtë”. Duhet që ta shfrytëzojmë këtë gjë. Është histori tjetër nga ndeshja me San Marinon. Në  Tiranë, Shqipëria do të kontrolloj topin, ndoshta do të na sulmojnë. Lërini që të vijnë egërsisht, mbrojeni veten me mençuri dhe prisni shanset me kundërsulme”, tha Ziober. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *