Ylli Aga ka ndarë me publikun një detaj mjaft interesat që në qendër të vëmendjes ka Myrto Uzunin dhe Armando Brojën. Ky i fundit u kritikua pas golit të fitores kundër Hungarisë në “Elbasan Arena“, teksa zgjodhi të godiste portën nga një pozicion thuajse i pamudur dhe nuk shërbeu për Uzunin që kishte dalë në pozicion krejt i vetëm. Një çast i tillë ka mbetur në ndërgjegjen e Brojës, që siç edhe ka thënë Myrto Uzuni, qendronte i mënjanuar në stërvitje dhe i kërkonte falje për faktin se nuk i kishte pasuar.
“E takova Uzunin para ndeshjes. Kishin parë rastin e golit me Hungarinë dhe momentin kur mund ti pasonte Uzunit. Na tregoi që kur shkuan të nesërmen në stërvitje, Broja rrinte si i mënjanuar. Një javë i shkonte dhe i thoshte: “Më fal që nuk të pasova“. Ndërkohë Uzuni i thoshte që s’ka gjë, rëndësi ka që bëre golin”, ka thënë Ylli Aga./Halit Delibashi-Sport Ekspres/