“Shqipëria është rast “mashtrues”! Trajneri i Hungarisë flet pas humbjes së dytë: Ne prodhojmë verë, ky është rrushi që kemi

Trajneri i Hungarisë ka folur menjëherë pas përfundimit të takimit me Shqipërinë, atje ku kuqezinjtë fituan në shifrat 0-1. Goli i vetëm do të shënohej nga Armando Broja, ashtu si edhe në takimin e parë. Rossi ka vlerësuar Shqipërinë dhe njëkohësisht u ka kujtuar mediave hungareze organikën që ka në dizpozicion.

“Shqipëria është një Kombëtare e fortë, ne e kemi parë se çfarë janë të aftë që të bëjnë.  Gjithashtu ka pasur mungesë cilësie në pasimet e fundit dhe goditjet para portës së kundërshtarit. Lojtarët mund të motivohen thjesht nga fakti se ata përfaqësojnë trengjyrëshin hungarez. Duhet të luajmë futboll burrëror me Anglinë në mënyrë që të mund të largohemi nga Ëembley me kokën lartë.

Në përgjithësi, performanca jonë ka rënë kohët e fundit. Por nuk mendoj se kemi luajtur keq sot. Sigurisht, ne kishim gabime, tre ose katër humbje topi nga të cilat shqiptarët mund të bënin një situate të rrezikshme. Shqipëria mund të jetë prapa nesh në renditjen e FIFA, por sa i përket aftësive është rast mashtrues. Në fund të fundit, një trajner është si një prodhues vere, ky është rrushi që kemi”, tha Rosi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *