Shqipëria do të përballet ndaj Hungarisë në transfertën e mbrëmjes së sotme. Pak minuta më parë është zbuluar edhe ngjyra e fanelleva që do të luajnë kuqezinjtë. Djemtë e Rejës do të jenë me fanellat e treta, me ngjyrën e zezë. Ndërkohë tashmë kemi marrë edhe formacionin zyrtar të Shqipërisë ndaj Hungarisë.
Ashtu siç edhe e keni mësuar më parë nga media, zgjedhjet e Rejës janë të fundit ku Bajrami i lë vendin Cekicit dhe në krahë nuk do të jetë Hysaj-Balliu, por Trashi-Hysaj. Sa i përket sulmit si zgjedhje e parë është Cikalleshi-Uzuni dhe Broja qëndron në stol. /Sport Ekspres/