Në Elbasan duhej ta mbyllte ndeshjen për 45 minuta, portieri i Hungarisë: Nuk jam i mërzitur me sulmuesin shqiptar

Portieri i parë i Hungarisë, Peter Gulasci, nuk luajti dot për 90 minuta në ndeshjen që u humb në Elbasan ndaj Shqipërisë. Menjëherë pas nisjes së pjesës së dytë do të vinte edhe ndërrimi i gardianit kundërshtar pasi ishte dëmtuar në kokë gjatë një dueli me sulmuesin e Kombëtares tonë. I pyetur nga gazetarët nëse mban ndonjë mëri për faktin se nuk e vazhdojë dot ndeshjen deri në fund, Golasci u shpreh:

“Nuk mund të them se jam i mërzitur me sulmuesin shqiptar. Më shumë më vjen keq që humbëm ndeshjen. Për këtë arsye do të ishte mirë që të hakmerreshim. Ne duam ta fitojmë ndeshjen dhe nëse nuk pësojmë gol, do të rrisnim shanset tona. Kemi fituar me Andorrën, por tifozët prisnin më shumë nga ne. Më e rëndësishmja është që të fitojmë me Shqipërinë”, u shpreh Gulacsi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *