Lionel Mesi, Leëandoëski, Ronaldo ,Neymar, Mbape dhe Leëandoëski janë idhujt e gjithë botës në brezin e sotëm, por ikona ka pasur edhe në futbollin e dikurshëm. Më parë Seria A quhej si NBA e futbollit pasi ka mbledhur yje të vërtetë si Maldini, Shevcenko, Toti, Batistuta, Nedved, Baggio dhe shumë të tjerë.
Në listën e futbollistëve që kanë lënë gjurmë është edhe një njeriu që luajti për herë të parë në Serinë A vetëm në moshën 30-vjeç. Brezi i vjetër, iu kujtohet Dario Hubner? Sulmuesi me flokë të zeza, me mjekrën e stilit italian dhe me këmbët e gjata. Shumë e përshkruajnë si njeriun që luajti me të vegjëlit dhe shkatërrojë të mëdhenjtë.
Pas besimit të dhënë nga Breshia, do të debutonte ndaj Interit të madh në San Siro, që udhëhiqej nga Ronaldo. “Unë debutova në Serie A kundër Ronaldos, fenomenit. Atëherë unë ndihmova Pirlon”, kujton Hubner, i cili shënoi një gol në fitoren 2-1. Brescia ishte atëherë një minë për gjigantët. Përveç Hubner dhe Pirlos, Roberto Baggio gjithashtu luajti për ekipin nga veriu i Italisë.
Hubner kishte mundësinë të ndryshonte fatin e tij në 2002, por thjesht nuk donte të hiqte dorë nga parimet e tij të jetës. Ai pinte 30 cigare në ditë dhe një pjesë e ritualit para lojës ishte një kanaçe birrë. Carlo Ancelotti e mori atë në një turne amerikan me Milanin. Pastaj u ngrit një anekdotë legjendare. “Pjesa e parë e lojës përfundoi. Kur hyra në dhomën e zhveshjes po kërkoja Hubner, nuk mund ta gjeja. I pyeta lojtarët se ku ishte, ata më thanë se ishte pas dushit”, kujton Carlo Ancelotti. /Sport Ekspres/