Presidenti i Barcelonës “thumbon” për herë të parë Lionel Mesin: Nuk duhet t’ia thoja unë, shpresoja të luante falas vetë

Largimi i Lionel Mesit nga Barcelona ishte historia më e bujshme e merkatos së verës. Katalanasit kishin probleme financash dhe nuk mund ta regjistronin në La Liga yllin argjentinas. Për këtë arsye “pleshti” zgjodhi që të largohet dhe iu bashkua PSG. Por për herë të parë, presidenti i Barcelonës, Laporta, ka zgjedhur që të “thumbojë” Mesin. Shumë kritika kanë ardhur për argjentinasin që nuk zgjodhi që të sakrifikojë për ekipin që e rriti, në mënyrë që të luante falas për të.

“Nuk mund ta pyesja unë Mesin që të luante falas për Barcelonën, nuk mund të bësh pyetje të tilla me lojtarë të këtij kalibri. Por unë shpresoja se Mesi do të luante falas dhe do ta mendonte vetë. PSG vendosi shumë presion për të”, u shpreh Laporta. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *