Milani e ka nisur mjaft mirë sezonin e ri të Serisë A, teksa në 7 ndeshje kuqezinjtë kanë fituar 6 prej tyre. Vetëm Napoli ka arritur të bëjë më mirë, duke grumbulluar 21 pikë nga 21 të mundshme.
Pas pushimit të kombëtareve, Pioli do të ketë në dispozicion lojtarin e tij kryesor, Zllatan Ibrahimoviç, i cili ka pohuar se tashmë lëndimi ka mbaruar dhe mezi pret të rikthehet në fushë. Nga ana tjetër i përgjigjet në mënyrën e tij pyetjes se cili ekip do të rrëmbejë titullin.
“Me kë luan Zlatan? Me Milanin? Epo me Milanin pra. Jam 40 vjeç, por ndihemi mjaft mirë. Lëndimi ka kaluar totalisht dhe mezi po pres të futem në fushë.”- u shpreh Ibra./Elio Hajdari-Sport Ekspres/