Ndeshja mes Teutës dhe Kukësit i ka lënë mbresa të veçanta Pano Xhixhos. Gazetari shqiptar ka qenë i ftuar në studion e emisionit “Skaner“ në “MCN TV“, ku vlerëson duelin e luajtur mes dy ekipeve që pretendojnë shumë këtë sezon. Një përballje kjo që Xhixho e cilëson si të çmendur për vetë atë çfarë prodhoi në fushën e lojës.
“Kemi parë 30 minutat më të bukura të bëra në kampionatin tonë. Nuk dua të bëj ndonjë krahasim me ekip të madh. Ishte vërtetë një ndeshje nga ato që quhet e çmendur, me përmbysje, me gola me spektakël. Duke parë atë golin e Plakut trajneri do korrigjojë atë aspektin mbrojtës të Kukësit. Për mendimin tim një nga ndeshjet më të bukura të kampionatit tonë“, ka thënë Pano Xhixho./Halit Delibashi-Sport Ekspres/