Ndeshje me shumë emocion ishte ajo mes Liverpulit dhe Manchester City që përfundoi në shifrat 2-2. Gjithë vëmendjen e ka marrë Guardiola në këtë përballje që ka pasur konfrontime me gjyqtarin e katërt, Mike Dine. Me shqelma dhe duke bërë gjeste të ndryshme me duar, Guardiola ishte gati t’i hidhej në fyt Dine duke kërkuar kartonin e kuq për Milner. Kur rezultati ishte 1-1, Silva ishte në pozitë të mirë për të krijuar golin, ndërsa do të ndalohej me faull nga Milner.
Ky i fundit e kishte një karton të verdhë dhe Guardiola kërkonte të dytin, për ta nxjerrë nga fusha e lojës. Por i të njëjtit mendim nuk ishte arbitri, ndërsa trajneri i Manchester City ka hequr edhe xhaketën pas “ngritjes së temperaturave”. Mes shumë britmave dhe ulërimave, por ajo që tërhoqi vëmendjen ishte edhe ftohtësia e Mike Dine që duke përtypur çamçakëzin sikur të mos kishte ndodhur asgjë, ftonte Guardiolën që të qetësohej. /Sport Ekspres/
Não, não é o Abel? Ah, agora, sim. Pôxa, até o Pep Guardiola tem vizinhos chatos na Inglaterra.(hahahahah) pic.twitter.com/RJQYGMf8KW
— Adalberto Piotto (@adalbertopiotto) October 3, 2021