VIDEO/ Sokol Cikalleshi nuk i beson syve, portieri kundërshtar kthehet në “mace” dhe i heq golin që dëshironte më shumë

Sokol Cikalleshi e ka humbur vendin e titullarit te Konyaspor në këto dy takime të fundit. Trajneri nuk po  i beson më sulmuesit shqiptar nga minuta e parë pasi prishi magjinë e golave radhazi të shënuara në ato dy takime të para. Në ndeshjen e sotme të Konyaspor ndaj Alanyaspor që përfundoi në 1-1, Cikalleshi u fut në pjesën e dytë të takimit.

Futbollisti shqiptar kishte mundësinë e artë për të shënuar, por portieri kundërshtar u kthye në “mace” duke u hedhur në cepin e portës për t’i mohuar golin. Cikalleshi do të vendoste duart në kokë për golin që i nevojitet më shumë në këtë moment, në mënyrë që të fitonte sërish besimin e trajnerit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *