E konfirmuar/ Shqipërisë i vjen mbrojtësi që po shkëlqen në La Liga, krahët e kuqezinjëve në nivel të lartë europian

Teksa jemi ende në pritje të listës së futbollistëve që do të grumbullohen nga Shqipëria për ndeshjet e tetorit, janë duke u zbuluar detaje të rëndësishme. Taulant Xhaka e ka mbyllur me Kombëtaren Shqiptare për sa kohë do të jetë Reja, por me siguri që mesfushori në fjalë nuk do të ketë më fatin për të veshur fanellën e kuqezinjëve.

“Ora Neës” raportoi se lojtari i Bazelit ka refuzuar për herë të pestë ftesën e Shqipërisë dhe nga ana tjetër Reja nuk do ta ketë më në monitorim për të ardhmen. Por një rikthim pas dy vite e gjysmë vjen për Ivan Balliun. “Ora News” raporton se mbrojtësi që po shkëlqen në La Liga me Vallecanon, teksa dha asist në takimin e fundit, do të jetë i gatshëm për ndeshjet e tetorit.

Kështu Reja ka siguruar krahët e Shqipërisë që janë të nivelit europian. Elseid Hysaj po shkëlqen nga ana tjetër te Lacio, por është duke luajtur në krahun e majtë. Për këtë arsye hapet hapësira në të djathtën që pritet t’i përkas Ivan Balliut. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *