Të gjithë me sytë nga derbi Dinamo-Partizani, tribuna VIP mbushet me presidentë e trajnerë të Superiores

E gjithë vëmendja mbrëmjen e sotme është kthyer nga derbi i munguar prej një kohe të gjatë në elitën e futbollit shqiptar. Dinamo dhe Partizani dalin pas shumë vitesh përballë njëri-tjetrit dhe nuk zhgënjejnë të dhurojnë spektakël në fushë.

Të gjithë i kanë pasur sytë nga ky duel i zjarrtë, e këtu nuk bëjnë përjashtim as rivalët e të dyja ekipeve. Tribuna VIP e “Elbasan Arenas” është e mbushur me presidentë e trajnerë të klubeve të Abissnet Superiores, por edhe i kategorive më të ulta të futbollit shqiptar. Ndër të tjerë, spikat edhe prania e Tomas Brdariçit dhe Matko Djarmatit, që kanë vendosur të ndjekin nga afër këtë derbi./Halit Delibashi-Sport Ekspres

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *