Barcelona është duke kaluar një nga periudhat më të errëta në historinë e vetë. Katalanasit janë futur në një krizë e cila duket si një rrugë pa krye. Koeman i ka ditët të numëruara në paniknë dhe pas asaj humbjeje turpëruese kundër Benfica-s kanë nisur menjëherë të dalin në skenë alternativat për të marrë timonin e gjigantit spanjoll.
Më i lakuari është emri i Xavi-t, që prej kohësh përflitet për një rikthim në Barcelonë, por këtë herë si trajner. Por është Luis Suarez ai që e këshillon të mos nxitohet, ndërsa nga ana tjetër tregon se çfarë ndodh në dhomat e zhveshjes dhe mënyrës së administrimit të klubit, duke e krahasuar me një luftë gjendjen në kampin katalanas.
“Te Barcelona është një lu.ftë që po lëndon lojtarët. Unë personalisht i sugjeroj Xavi-t të presë. Nuk është koha e përkryer për të shkuar te klubi. Ai është i zgjuar, duhet të presi“, ka thënë Luis Suarez./Sport Ekspres/
Luis Suarez to Sport: “At Barça there is a war that hurts the players. I personally recommend Xavi to wait. This is not the ideal time to get to the club. He’s smart he has to wait a moment”. ??? #FCB #Koeman
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) September 30, 2021