“Po na jep një dorë”, Sarri ka vetëm fjalë të mira për Muriqin: Po bën atë që i kërkoj, mund të luaj edhe 5 minuta por…

Lacio do të luajë ndeshjen e radhës së Europa League kundër Lokomotivës së Moskës. Bardhekaltrit do të përpiqen të ndreqin atë humbje kundër Gallatasarait në takimin e parë të fazës së grupeve. Në prag të kësaj sfide, Sarri ka qenë i pranishëm përpara gazetarëve për të shuar kureshtjet e tyre. Trajneri i Lacios ka folur edhe për Vedat Muriqin, për të cilin ka vetëm fjalë të mira.

“Muriqi po na jep një dorë. Mund të luajë edhe 5 minuta por gjithmonë me vendosmërinë e duhur. Në Torino ai mori një penallti vendimtare, po bën atë që i kërkoj. Ai mund të ketë diçka më shumë në fushë dhe ne do ta vlerësojmë në të ardhmen, por po luan rolin e tij me vendosmëri të pazakontë”, ka thënë Mauricio Sarri./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *