Kalendari i javës së tretë të Abissnet Superiores ka pësuar ndryshime. Ndeshjet do të luhen të ndara në tre ditë, duke nisur të shtunën e për të përfunduar në ditën e hënë. Teuta do të presë Dinamon në stadiumin e Rrogozhinës të shtunën në orën 13:45, ndërsa takimi do të zhvillohet paralelisht me përballjen mes Kastriotit dhe Tiranës.
E diela është e rezervuar e gjitha për Partizani-Vllaznia, e cila luhet në mbrëmje në orën 19:45. Dy takimet e mbetura, ato mes Laçit dhe Kukësit si dhe Egnatia-Skënderbeu, do të luhen në orën 13:45 në ditën e hënë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
E shtunë
13:45 Teuta-Dinamo
13:45 Kastrioti-Teuta
E dielë
19:45 Partizani-Vllaznia
E hënë
13:45 Laçi-Kukës
13:45 Egnatia-Skënderbeu