Polonia ka shpallur në ditën e sotme edhe listën sa i përket dy ndeshjeve të tetorit kundër San Marinos dhe Shqipërisë. Disa rikthime janë parë tek polakët që kanë marrë sërish Piatek, por këtë herë sulmuesi nuk pritet që të fshihet nga lista siç ndodhi në herën e fundit.
Gjithashtu Sousa ka thërritur Lukasz Fabianskin. Portieri i West Ham do të luajë ndeshjen e lamtumirës dhe pritet që të aktivizohet ndaj San Marinos, për të mbyllur karrierën e tij me Kombëtaren. /Sport Ekspres/