VIDEO/ Shënon golin e parë në Kroaci dhe shpërthen në festë të shfrenuar, Daku hyn nga stoli tund 2 herë rrjetën

Pas atij shpërthimi me gola sezonin e kaluar në Kosovë, Daku po përpiqet të përsërisë të njëjtën histori edhe në Kroaci. Sulmuesi shqiptar është rikthyer te Osijeku, ku sot më në fund ka provuar për herë të parë shijen e golit me fanellën e tyre. Shtatlarti 23-vjeçar ka hyrë nga stoli në minutën e 67 dhe ka dhënë kontributin kryesor në marrjen e tre pikëve.

Daku shënon golin e tij të parë në minutën e 75 dhe shpërthen në festë të shfrenuar ku ka nxjerrë gjithë emocionet që mbante brenda. Por nuk do të vononte shumë dhe në të 84-tën minutë do të tundte përsëri rrjetën e Goricas. Ndeshja ka përfunduar në shifrat 3-2 për Osijekun, ndërsa Mirlind Daku jep shenjat se dëshiron të lërë gjurmë këtë sezon në kampionatin kroat./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *