Me largimin e Kontes nga stoli dhe të Hakimit e të Lukakut u duk se këtë vit Interi do të vuante shumë në fushën e lojës. Por zikaltrit u kanë vërtetuar të gjithëve të kundërtën, teksa në kampionat janë kthyer në një makineri golash. Skuadra italiane është treguar e pamëshirshme me Bolonjën mbrëmjen e sotme, teksa ka tundur plot 6 herë rrjetën e të besuarve të Mihajloviçit.
Ndeshja ka përfunduar në shifrat 6-1 dhe Interi merr kështu tre pikët e radhës në Serie A. Lautaro Martinez ka ngritur siparin e golave që në minutën e 6, ndërsa më tej gjatë pjesës së parë do të shënonin edhe Skriniar me Barella-n. Ndërkohë në pjesën e dytë të përballjes përshëndeti rrjetën Vecino dhe dy herë të tjera Edin Dzeko. Për Bolonjën goli i nderit mban firmën e Theate. Zikaltrit numërojnë 15 gol në vetëm 4 ndeshje të zhvilluara në kampionat. Shifra këto që e kthejnë në një nga ekipet që shënojnë më tepër./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
https://twitter.com/ZorroeI/status/1439281364864409600