“Çfarë doni më shumë? Autobuz dhe stadium”! Gjici e thotë hapur: Na nxirrni kampion, do kemi 50% kuksianë në ekip

Safet Gjici ka inspektuar punimet që po bëhen në stadiumin e ri të “Zeqir Ymerit”. Presidenti i nderit të Kukësit ka folur edhe sa i përket ecurisë në këtë sezon të ri dhe njëkohësisht pritshmërive për skuadrën. Ashtu siç e kemi parë dhe më herët, Gjici nuk negocion për tjetër objektiv përveç titullit kampion.

“Ekipi është ndërtuar për kampion. Klubi po bën gjithçka që ekipit të mos i mungojë asgjë. Madje është porositur edhe një autobuz. Pra do të vijë këtu me një autobuz i ri, stadium të ri. Nuk ka se çfarë të bëjë klubi për ekipin. Atëherë cfarë kërkojmë ne? Rezultatet! Është përgjegjësi e trajnerit dhe lojtarëve, nuk i arrin rezultatet presidenti. Nëse VAR vazhdon kështu si tani do të kemi një kampionat ku haku shkon te i zoti.

Gjithsesi ne do e kërkojmë te vetja përgjegjsinë, jo te arbitri. Gjithashtu kemi vëmendje edhe tek ekipet zinxhirë që t’i marrim në ekipin e parë dhe që të kemi 50% kuksian te skuadra brenda 1-2 vitesh. Se në fund të fundit ky klub për kuksianët e kemi”, tha Safet Gjici. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *